INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Pasi reperi i njohur SHQIPTAR dhe fansat e akuzuan se i ka vjedhur këngën, DRAKE merr vendimin drastik ndaj tij [FOTO]

WOW! Pasi reperi i njohur SHQIPTAR dhe fansat e akuzuan se i ka vjedhur këngën, DRAKE merr vendimin drastik ndaj tij [FOTO]

Publikuar më: 15:59 01-07-2018

Pra DRAKE ka vjedhur këngën e reperit të njohur shqiptar, çfarë po ndodh?! 

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka qenë shumë i përfolur së fundmi në media për albumin e tij më të ri ‘Scorpion’.

Në një nga këngët e këtij albumi të titulluar “Emotionless”, ai e pranoi se ka një djalë me aktoren e filmave për të rritur, Sophie Brussaux. E së fundmi, vëmendje të madhe ka marrë edhe kënga tjetër e albumit të tij, “Can’t take a joke”, e cila siç duket është e kopjuar.

Të paktën kështu bëri me dije në Instagram, reperi i njohur shqiptar Elinel, i cili e akuzoi artistin kanadez. Ai pretendon se kënga “Can’t take a joke”, është tejet e ngjashme me këngën “Bullet”, të cilën Elinel e publikoi në vitin 2012.

Për ta vërtetuar këtë gjë, në videon e hedhur në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, reperi shqiptar shfaq pjesë nga të dyja këngët, të cilat duken identike.

“Ju tregova, unë vi nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”, ka shkruar Elinel në mbishkrimin e fotografisë.

Mirëpo nese menduat se Drake as nuk e ka vrarë mendjen fare për këtë, gaboheni! Pas komenteve të shumta në fotot e publikuara, Drake i ka bërë “block” në komente Elinelit dhe këtë na e tregoi reperi shqiptar me anë të një reagimi në instastory.

 

edka.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834