INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Në sheshxhirimin e

Ekskluzive: Në sheshxhirimin e "Kam Nevojë" me Albanin dhe Elinel

Publikuar më: 17:54 08-05-2016

Reperi i ri kosovar Elinel para disa muajsh realizoi një ripunim të këngës së Alban Skënderaj “Ditë e re” dhe kjo ndoshta ishte një arsye që çoi këngëtarët të realizonin një projekt të përbashkët. Kënga mban titullin “Kam nevojë” dhe është bashkëpunimi i parë i Albanit me reperin e njohur kosovar Elinel, i cili me këtë projekt po hyn fuqishëm në tregun muzikor shqiptar duke qenë pjesë e tij si tekstshkrues së bashku me Albanin i cili ka bërë edhe muzikën. Regjia e klipit është realizuar nga Edlira Baholli dhe produksion Julinda Lutovac / FoxesFilm brenda një dite, ku artistëve iu është dashur të jenë në sheshxhirim që në orën 03:00 të mëngjesit, të ecin për tre orë të tëra, të lundrojnë me dy varka si dhe të durojnë ujin e ftohtë ashtu siç duket në fotot ekskluzive të siguruara nga intv.al.

Sigurisht që ky mund ia ka vlajtur, pasi vetëm në një ditë nga publikimi i tij, “Kam nevojë” numberon mbi 300 mijë shikime, një tjetër sukses i Albanit.

Article Logic
Execution time: 0.0034468173980713