INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow nuk do ta besoni dot! Milan rrëmben yllin madrilen

Wow nuk do ta besoni dot! Milan rrëmben yllin madrilen

Publikuar më: 10:28 22-07-2018

Duket se CR7 nuk do të ikë i vetëm nga kampionati Spanjoll.

Pas Ronaldos një tjetër lojtar është drejt largimit nga Reali i Madridit dhe ai është Karim Benzema, i cili prej vitesh mban peshën e sulmit te madrilenët.

Nëse me Napolin gjithçka u mbyll një ditë më parë mes replikave të Presidentit të Napolit dhe lojtarit, tashmë në skenë për francezin ka dalë pikërisht Milani, i cili fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në Europa League.

“Sky Sport” në Itali shkruan se përfaqësuesi i lojtarit pritet të ketë një takim gjatë javës me drejtuesit e Milanit për një transferim të mundshëm, megjithëse paga e lojtarit mbetet një problem, pasi Benzema kërkon 8 milionë euro në sezon plus bonuset.

Article Logic
Execution time: 0.0033788681030273