INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Nicki Minaj mahnitet nga Trejsi Sejdini, bën këtë reagim kur e sheh teksa repon me këngën e saj [VIDEO]

WOW! Nicki Minaj mahnitet nga Trejsi Sejdini, bën këtë reagim kur e sheh teksa repon me këngën e saj [VIDEO]

Publikuar më: 00:34 18-02-2019

Trejsi Sejdini është njëra nga femrat shqiptare më të përfolura të showbiz-in shqiptar që pas kurorëzimit si “Miss Universe Albania’, por jo vetëm. Trejsi përfaqësoi Shqipërinë në Tajlandë në eventin e madh “Miss Universe”, ku edhe pse nuk fitoi çmimin e parë, nuk doli duarbosh pasi fitoi shumë fansa dhe kjo u pa fare mirë në rrjetet sociale.

Ndjekësit tajlandezë të 18 vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, që prej fillimit e kanë pritur mjaft mirë dhe teksa arriti në aeroportin e tyre ata e pritën me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës. Por jo vetëm kaq edhe pse ‘Miss Universe’ ka mbaruar Trejsi do të mbetet gjatë në mendjen e tyre dhe vazhdojnë e suportojnë ngado.

Shumë prej jush mund ta dini mjaft mirë se Trejsi ka dhe një talent, të repojë dhe këtë gjë nuk mund ta bëjnë të gjithë. Shpesh herë në rrjete sociale ajo e tregon se është e fiksuar pas Nicki Minaj dhe së fundmi Trejsi është surprizuar nga vetë Nicki. Mos e besoni po deshët por kjo e fundit ka pëlqyer një video ku shihet Trejsi duke repuar me këngën e fundit të reperes, ‘Hard White‘.

E lumtur nga ky reagim i reperes me famë botërore, Trejsi e tregon këtë para ndjekësve të saj në Instagram, siç mund ta shihni edhe më poshtë. Gjithashtu ajo zbulon se e ka patur idhull që 7 vjeç Nickin. Epo, urime Trejsi!/intv.al/

00fee3ba-4713-44ae-9d3b-ead3c1c4b856.jpg

Më poshtë mund të shihni edhe videon që Nicki pëlqeu!

 

Article Logic
Execution time: 0.0030660629272461