INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Nuk doli në TOP 10, por Trejsi Sejdini fitoi çmimin e rëndësishëm në ''Miss Universe'' që na bën krenarë të gjithëve! [FOTO]

WOW! Nuk doli në TOP 10, por Trejsi Sejdini fitoi çmimin e rëndësishëm në ''Miss Universe'' që na bën krenarë të gjithëve! [FOTO]

Publikuar më: 17:21 17-12-2018

Është mbajtur në Bangkok, Tajlandë edicioni i radhës i konkursit të bukurisë “Miss Universe 2018”, ku 94 bukuroshe nga e gjithë bota garuan për kurorën e më të bukurës së Universit. Duket se fatlumja ishte përfaqësuesja e Filipineve e cila arriti të mposhtë 93 vendet e tjera.

Catriona Gray u shpall si më e bukura për garën e vitit 2018. Shqipëria përfaqësohej nga bukuroshja Trejsi Sejdini, e cila pavarësisht se në votimet online ishte një ndër emrat favorite, nuk arriti të kualifikohej në Top 10.

Por Trejsi Sejdini nuk doli pa çmim nga ky kompeticion madje bukuroshja mori një çmim shumë të rëndësishëm. Trejsi Sejdini fitoi çmimin "Kostumi më i mirë kombëtar", ku Missi shqiptar u shfaq e veshur me fustan të kuq dhe të zi si ngjyrat e flamurit.

ALV.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004094123840332