INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 'MIKE', çfarë presim nga Elvana? E zbuloi vetë këngëtarja! [FOTO]

Pas 'MIKE', çfarë presim nga Elvana? E zbuloi vetë këngëtarja! [FOTO]

Publikuar më: 00:21 18-02-2019

Pas një mungese të gjatë për publikun shqiptar, Elvana Gjata, vendosi të rikthehej pak ditë më parë me anë të një shkrimi në ‘Instagram’, ku shprehu se çfarë kishte ndjerë gjatë gjithë kësaj kohe.

Pas kësaj këngëtarja e njohur vendosi të shfaqej sërish në skenë në një koncert me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë.

Para koncertit, Elvana ka dhënë intervistën e saj të parë pas shumë kohësh për gazetarin Alaudin Hamitin në ‘Klan Kosova’ dhe ka zbuluar se ka rezervuar një surprizë për fansat e saj.

Ashtu dhe siç është lënë të kuptohet, Gjata pritet të sjellë një projekt të ri muzikor, por nuk preferoi të flasë shumë për këtë.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj ishte një bashkëpunim me këngëtarin Ledri Vula dhe John Shahu, me titull ‘Mike’, i cili rezultoi një sukses i vërtetë.

eliii.png

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506