INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wilder e hodhi dy herë me KO në ring, por dueli më i madh i boksit ka një rezultat habitës!

Wilder e hodhi dy herë me KO në ring, por dueli më i madh i boksit ka një rezultat habitës!

Publikuar më: 10:55 02-12-2018

Ditën e djeshme është zhvilluar një nga sfidat më të rëndësishme në sporti ne boksit. Deontay Wilder dhe Tyson Fury përballë njëri-tjetrit, për titullin kampion përfundoi në një barazim, që i habiti të gjithë të pranishmit.

Episodet më të veçanta të ndeshjes ishin kur Wilder e ka rrëzuar dy herë në tokë rivalin e tij Fury, por në një lëvizje të pabesueshme ai është ngritur përsëri në këmbë, duke i treguar të gjtiëve vendosmërinë e tij në këtë ndeshje. Deklarata e tij ishte se ai nu ke priste kundërshtarin të ngrihej përsëri në këmbë dhe për momentin tha se e kishte fituar sfidën.

“Mendova se me dy herët që e rrëzova Fury e fitova duelin, se ishin të mjaftueshme. Nuk e kuptova se si ia doli mbanë të ngrihej në këmbë. Në këtë ring të dy boksierët dueluan me zemër, ishim dy luftëtarë të fortë. Dueluam fort “kokë më kokë”, por me ato dy rrëzime mendova se e fitova duelin. Nuk jam dakord me faktin se ai kishte kontrollin e sfidës, pasi unë nuk jam dëmtuar aspak”, tha Ëilder.

Article Logic
Execution time: 0.001615047454834