INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WhatsApp sjell risinë që do të na pëlqejë të gjithëve!

WhatsApp sjell risinë që do të na pëlqejë të gjithëve!

Publikuar më: 21:30 13-09-2017

Tashmë nuk do të kemi më “frikë”! Ajo çfarë të gjithë ne dëshironim mesa duket do të jetë shumë shpejt në funksioni shtuar në aplikacionin e “chat”-it WhatsApp. Shpeshherë e ngatërrojmë kontaktin dhe ia dërgojmë mesazhin personit të gabuar, ose dërgojmë mesazhe në momente zemërimi për të cilat mund të pendohemi më vonë dhe nuk duam që personi tjetër ti lexojë.

Dhe risia e WhatsApp ka gjetur zgjidhjen për gjithë, pasi do të bëjë të mundur që ju të fshini mesazhet që i keni dërguar gabimisht një kontakti dhe ky i fundit nuk arrin ta shikojë.

“Unsend” ose ndyshe e quajtur Recall”, “Revoke” and “Delete for Everyone” pritet që të punojë për të gjitha lojet e mesazheve duke përfshirë tekste imazhe, video, GIF-të dhe dokumente.

Megjithatë, ju nuk mund të fshini mesazhet të cilat janë lexuar ose mesazhe që janë dërguar më shumë se 5 minuata më parë.

“Unsend” me shumë mundësi do të jetë shumë popullor tek përdoruesit, pasi mund t’i ndihmojë që të shmangimin vështirësitë.

Sipas WABetaInfo përdoruesit  e WhatsApp do të kenë në celularët e tyre këtë  aplikacion që mund të ndryshojë gjithçka.

WhatsApp po punon për të sjellë “Unsend” për të dy pajisjet iOS dhe Android.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061