INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WhatsApp nuk ndalet, së shpejti me ndryshime të reja. Komandat e reja konfuzojnë...

WhatsApp nuk ndalet, së shpejti me ndryshime të reja. Komandat e reja konfuzojnë...

Publikuar më: 20:29 10-06-2022

WhatsApp, aplikacioni më i përdorur mesazheve të çastit në botë, po zhvillohet vazhdimisht për të ruajtur vendin e tij të parë në hapësirën tejet konkurruese. Kompania është gjithmonë duke shtuar veçori të reja për të përmirësuar përvojën e përdoruesëve. Në fillim të 2022, platforma vendosi reagime me emoji, përmirësim në mesazhe zanore dhe WhatsApp Communities, por janë planifikuar të paktën 4 risi që do na shoqërojnë këtë verë.

WhatsApp do t'i lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet e dërguara

Një nga veçoritë më të përfolura të ardhshme të WhatsApp është aftësia për të modifikuar mesazhet e dërguara. Funksioni, i cili është në testim, do t'i lejojë përdoruesit të korrigjojnë gabimet ose informacionin e gabuar edhe pas dërgimit të një mesazhi. Sipas WaBetaInfo, së shpejti do të shohim në veprim butonin e ri 'edit'. WhatsApp nuk ka gjasa të shfaqë historinë e redaktimit të mesazhit.

Grupet

Përdoruesit së shpejti do të jenë në gjendje të dalin nga grupet në mënyrë diskrete. Vetëm këtë vit, WhatsApp ka shtuar dy veçori të reja në grupet e saj: më shumë pjesëmarrës dhe aftësinë për të ndarë më shumë. Grupet janë qendra e vëmendjes për platformën këtë vit. Flitet se po punohet në një opsion të quajtur Group Polling, i cili lejon anëtarët e një grupi të votojnë në sondazhe. Në vijim do të jetë i mundur largimi nga grupet në mënyrë anonime, i cili i bëhet i ditur vetëm administratorit të tij.

Biznesi

Përdoruesit e WhatsApp Business tani mund të shohin më shumë informacione për autorin. Ky funksion do të jetë i dobishëm nëse ka më shumë se një pajisje të lidhur me llogarinë. Një shkurtore e re 'Order' po vjen gjithashtu në versionin desktop të aplikacionit.

Mesazhe që zhduken

Disappearing Messages nuk do të lejojë më ruajtje automatike imazhesh. WhatsApp prezantoi mesazhet që zhduken për të përmirësuar privatësinë e bisedave. Kompania tani po punon për një veçori që do t'i lejojë përdoruesit të ruajnë dhe mbajnë mesazhe të zgjedhura edhe në modalitetin e zhdukjes. Platforma e mesazheve të çastit në pronësi të Meta po teston gjithashtu një veçori të re që do të parandalojë ruajtjen automatike të mediave të dërguara në modalitetin e zhdukjes. Kjo do të ndalojë që media të shfaqet në galerinë e dërguesit.

Article Logic
Execution time: 0.003140926361084