INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“We are back”, nuk do ta besoni sa fitoi Inter në 3 ndeshje nga biletat

“We are back”, nuk do ta besoni sa fitoi Inter në 3 ndeshje nga biletat

Publikuar më: 17:58 21-09-2018

Shifrat që qarkullojnë në arkat e Interit, Zhang i sheh dhe me siguri një buzëqeshje i shpëton. 7 milionë euro është totali i arkëtuar nga klubi zikaltër në tri ndeshjet e para sezonale në “San Siro” (me Torinon e Parmën në kampionat dhe në Champions me Totenhemin).

Përtej kufijve të sezonit të kaluar, kur zikaltrit e mbyllën kampionatin me 57 mijë tifozë si mesatare: pa rivalë në Itali. Flitet për 182.906 spektatorë në tri ndeshje: mesatarisht thuajse 61 mijë.

Feta më e madhe e 7 milionëve vjen nga Champions-i: rreth 3.5 milionë u siguruan nga 64.123 tifozët prezentë në përmbysjen e Icardit dhe Vecinos. “We are back” (“Jemi rikthyer”) lexohej në banderolën e koreografisë. E çfarë rikthimi…!

Article Logic
Execution time: 0.0030879974365234