INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën na presin ditë të vështira. SHBA e gatshme të bëhet palë në bisedime

Vuçiç: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën na presin ditë të vështira. SHBA e gatshme të bëhet palë në bisedime

Publikuar më: 12:05 09-06-2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas mediave serbe, kanë treguar gatishmëri të angazhohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nëse do të kërkohet ndihma e tyre nga palët në këtë proces. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën, “Serbinë e presin ditë të vështira, kurse aktualisht ka më shumë mundësi që marrëveshja të mos arrihet”.

“Po e përcjellim rrjedhën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse kërkojnë ndihmë, do të jemi në dispozicion. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun nën patronazhin e BE-së, qëllimi i të cilit është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në përgjigjen që Ambasada e SHBA-ve në Beograd, i ka dhënë gazetës “Novosti”, nëse SHBA-të janë të interesuara të angazhohen në procesin e negociatave për Kosovën. Sipas gazetës serbe, amerikanët praktikisht konfirmuan mundësinë që Ëashingtonin të marrë rol më të madh në negociata. “Sipas njohurive që kemi, ideja është që përfaqësuesi i SHB-së të veprojnë nga pozicioni i këshilltarit dhe jo si një ndërmjetës zyrtar, për të shmangur mundësinë që Serbia të kërkojë përfshirjen e Moskës në dialog. Gjithashtu, dëshirë për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në marrëveshjen për Kosovën, kanë treguar edhe nga Gjermania, Franca dhe Holanda”, shkruan gazeta. Kreu i shtetit serb tha një ditë më parë se SHBA dhe Rusia duhet të informohen dhe të pajtohen me marrëveshjen eventuale. Duke komentuar përpjekjet e disa vendeve perëndimore për të marrë pjesë më drejtpërdrejt në dialog, Vuçiç tha se nuk sheh arsye pse të mos përfshihen edhe Kina dhe Rusia. “Përse do të merrnin pjesë vetëm vendet që njohin pavarësinë e Kosovës” tha ai. I pyetur nëse ekziston e ashtuquajtura “letra amerikane”, respektivisht propozimi i Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiç nuk ka dhënë përgjigje konkrete. Duke komentuar përpjekjet e disa vendeve perëndimore për të marrë pjesë më drejtpërdrejt në dialog, Vuçiç tha se nuk sheh arsye pse të mos përfshihen edhe Kina dhe Rusia. “Përse do të merrnin pjesë vetëm vendet që njohin pavarësinë e Kosovës” tha ai. I pyetur nëse ekziston e ashtuquajtura “letra amerikane”, respektivisht propozimi i Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiç nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084