INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova pranë liberalizimit të vizave.  Delegacioni i BE-së mbërrin në Prishtinë këtë javë

Kosova pranë liberalizimit të vizave. Delegacioni i BE-së mbërrin në Prishtinë këtë javë

Publikuar më: 12:25 30-04-2018

Kosova po pret që Bashkimi Europian të marr vendimin për heqjen e vizave për qytetarët kosovarë. Dhe mesa duket kjo gjë do të ndodhë së shpejti. Një delegacion i Bashkimit Evropian do të vizitojë Kosovën për tre ditë me radhë, aga e enjtja deri të shtunën me qëllim për të marrë të dhëna rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky konsiderohet si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmi është konfirmuar për mediet kosovare nga ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e cila ka thënë se vizita do të realizohet nga 3 deri në 5 maj. Por opozita është skeptike pasi i druhet faktit se mund të mos ketë lajme të mira pas kësaj vizite. Për opozitën nuk është punuar sa duhet drejt përmbushjes së kriterit të fundit për heqje të vizave, luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Megjithatë, ish-ministrja e Drejtësisë ka konsideruar se qytetarët do të munden të lëvizin lirshëm brenda këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041