INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqësore vëllazërore, por Kosova i bën “zbor” Shqipërisë, e mposht 3-0!

Miqësore vëllazërore, por Kosova i bën “zbor” Shqipërisë, e mposht 3-0!

Publikuar më: 21:48 29-05-2018

Kosova ka fituar 3-0 në miqësoren ndaj Shqipërisë, duke i dhënë kuqezinjve një leksion futbolli. Ekuilibrat janë thyer dhe tre vite pas krijimit duket se kombëtarja kosovare ka parakaluar atë shqiptare, të paktën në këtë miqësore.

U luajt në “Letzingrud” të Zyrihut, “vëllazërorja” mes Shqipërisë dhe Kosovës, një sfidë miqësore e të njëjtit gjak, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombëve. Në një stadium të mbushur plot me shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, skuadrat matën forcat për të parë dhe gjendjen aktuale në prag të Ligës së Kombëve. Panuçi ka zgjedhur të hedhë fushë që nga minuta e parë dy debutuesit Ndoji dhe Guri, ndërsa Kosova aktivizoi në këtë sfidë me një formacion sulmues.

Në minutën e 20-të, Arbër Zeneli kalon në avantazh të tijët. Një tjetër gabim i mbrojtjes kuqezi, e cila çahet lehtësisht në qendër. Reagimi i kuqezinjve vjen vetëm me Kamer Qaka që provon me një gjuajtje nga larg, por e gabuar, topi përfundon jashtë kuadratit.

Pjesa e parë në Zyrih u mbyll, Shqipëri-Kosovë 0-1. Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, Kosova shënon sërish. Përsëri me Arbër Zeneli.

Një tjetër gabim tragjik në mbrojtje, por edhe ekzekutim perfekt i mesfushorit kosovar. 20 minuta para fundit, Shqipëria u fundos. Gabim fatal në mbrojtjes, Zhegrova shënon me anë të një krosimi që nuk e prek askush dhe Berisha mbetet i palëvizur.

Teksa Kosova i shkoi shumë pranë golit të katërt me anë të Arbër Zeneli, Shqipëria bëri golin e parë në kuadrat në minutën e 77-të me anë të Bekim Balaj. Pesë minuta më vonë provoi edhe Kristal Abazaj, por edhe tentativa e futbollist debutues përfundoi në duart e Ujkanit. Ndeshja u mbyll me një shtyllë të Kosovës.

Shqipëri 0 – 3 Kosova

Shënues: Zeneli 21’, 51’, Zhegrova 67’

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti (Marvraj 76’), Veseli, Lika, Ramadani, Qaka (Lilaj 43’), Ndoj (Abazaj 75’), Roshi (Manaj 43’), Guri (Balaj 75’), Cikalleshi. Trajner: K. Panuçi

Kosova: Ujkani, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Vojvoda (Acdija 68’), Shala, Halimi, Rashica (Zhegrova 59’), Avdijaj (Berisha 68’), Zeneli, Muriqi (Nuhiu 62’). Trajner: B. Shaland

Kartonë të verdhë: Roshi, Lika / Ujkani.

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457