INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen formacionet zyrtare! Ja si do të luajë Shqipëria kundër Kosovës!

Publikohen formacionet zyrtare! Ja si do të luajë Shqipëria kundër Kosovës!

Publikuar më: 19:41 29-05-2018

Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Kosovës është një “vëllazërore në letra”, pasi dy përfaqësueset kërkojnë me çdo kusht të sigurojnë fitore në këtë duel shumë të rëndësishëm për moralin dhe vazhdimësinë e projektit nën drejtimin e Panuçit dhe Shaland.

Panuçi ka zgjedhur të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë dy debutuesit Ndoji dhe Guri, duke shpresuar që dëshira e tyre të bëjnë diferencën në një rreshtim ku mungojnë shumë nga titullarët e zakonshëm.

Nga ana tjetër, Shaland i ka besuar një rreshtimi shumë ofensiv, me emra si Rashica, Avdijaj, Zeneli e Muriqi që luajnë të gjithë që nga minuta e parë e takimit së bashku, me dëshirën për të shënuar në portën e Berishës.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi.

Trajner: K. Panuçi

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi.

Trajner: B. Shaland

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279