INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet futbollisti i njohur SHQIPTAR, shiste kokainë dhe kapet me paratë e drogës! [FOTO]

Arrestohet futbollisti i njohur SHQIPTAR, shiste kokainë dhe kapet me paratë e drogës! [FOTO]

Publikuar më: 20:14 29-05-2018

Mediat gjermane raportuan sot se një ish-futbollist i njohur shqiptar është arrestuar për trafik kokaine. Futbollisti rrezikon të bëjë rreth 3 vite burg, nëse vërtetohen akuzat.

Newsport.al mëson ekskluzivisht se futbollisti në fjalë është Bekim Kuli. Siç raportohet ish-sulmuesi është akuzuar për shitjen e 3 kilogramëve kokainë, shitje heroine, marijuane dhe ndërkohë i është bllokuar dhe një shifër e madhe parash, rreth 50 mijë euro. Mësohet se ish-lojtari qëndron në dhomat e paraburgimit prej 2 muajsh.

Para gjykatës, Kuli deklaroi se ai ka shkuar fillimisht në Gjermani me qëllimin që të bëhej trajner, por, personi që i kishte ofruar këtë punë, i kishte kërkuar që t’i bënte dhe “ndere” të tjera, që e çuan në burg.

Kujtojmë që Kuli ka luajtur për ekipe të njohur shqiptare, si Skënderbeu, Partizani dhe Dinamo. Te Besa e Kavajës ai ka qenë një ndër sulmuesit më të spikatur të Superiores.

BEKIM.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032789707183838