INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vriten 11 anëtarë të një familje në Meksikë

Vriten 11 anëtarë të një familje në Meksikë

Publikuar më: 08:24 11-06-2016

Persona të panjohur kanë vrarë 11 anëtarë të një familje në mesin e të cilëve dy fëmijë në pjesën qendrore të Meksikës kanë deklaruar autoritetet lokale.

Ata janë vrarë nga armët e zjarrit në pjesën malore të shtetit Puebla, transmeton agjencia e lajmeve franceze AFP. Vrasja e shumëfishtë ka ndodhur në komunën El-Mirador, ka thënë një zyrtar i Policisë.

Në këtë rast janë plagosur dy të mitur dhe janë dërguar në spitalin lokal. Siç shkruan AFP, Policia po heton nëse kjo vrasje ka lidhje me krimin e organizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322