INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momenti i shpërthimit të vullkanit Popocatepetl në Meksikë

Momenti i shpërthimit të vullkanit Popocatepetl në Meksikë

Publikuar më: 20:31 28-03-2016

Mëngjesin e sotëm në Meksikë është aktivizuar vullkani Popocatepetl duke përhapur hi në lartësinë prej 2000m. Vullkani ndodhet ne juglindje të Meksikës, përkatësisht 70 kilometra larg nga Mexico City.

Zyrtarët lokal u kanë bërë thirrje banorëve të mos alarmohen dhe të vendosin maska në fytyrë për të shmangur kontaktin e ajrit të ndotur.

Krateri i vullkanit u vendos në një unazë sigurie në një perimetër prej 12 kilometra, duke mbyllur çdo rrugë kalimi drejt tij. Në vitin 2000, më shumë se 40 mijë banorë u evakuuan nga kjo zonë për shkak se i njëjti vullkan kishte një shpërthim të fuqishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0043098926544189