INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kënga që shkaktoi qindra vetëvrasje

Publikuar më: 15:05 28-03-2016

Muzika mund të ketë një ndikim të thellë mbi psikologjinë dhe emocionet e njeriut, por a mund çojë një këngë në shkaktimin e më shumë se 100 vetëvrasjeve?
“Gloomy Sunday” (“E diela e zymtë”), e realizuar në vitin 1932 nga pianisti dhe kompozitori hungarez, Rezso Seress, u mbiquajt si ‘Kënga Hungareze e Vetëvrasjes’ – pasi është fajësuar se ka pasur lidhje me më shumë vetëvrasje se çdo këngë tjetër në histori, transmeton bota.al.

Në tekstin origjinal të këngës, shkruar nga poeti lirik Lazlo Javor, këngëtari i kërkon të dashurës e tij të vdekur t’i bashkohet në funeralin e tij të planifikuar. Kënga duket se aludon për vetëvrasje, pasi ai dëshiron të jetë me dashurinë e tij në jetën e përtejme, dhe duket se po ndërhyn me duart e veta për të arritur atje.

Kënga u publikua në gjuhën angleze në vitin 1936 me tekst të rishikuar nga Sam M. Lewis. Edhe ky variant qartazi i referohet vetëvrasjes.

Article Logic
Execution time: 0.0039567947387695