INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mallakastër, 25 vjeçarja bie në pus, zjarrfikësi i shpëton jetën

Mallakastër, 25 vjeçarja bie në pus, zjarrfikësi i shpëton jetën

Publikuar më: 11:05 11-06-2016

Mëngjesin e sotëm në Mallakastër, 25 vjeçarja Arta Bregasi ka rënë aksidentalisht në një pus 20 metra të thellë.  Për fat të mirë, forcat zjarrfikëse në Mallakastër kanë arritur t’i shpëtojnë jetën  25 vjeçares. Familjarët e saj lajmëruan menjëherë forcat zjarrfikëse  të cilët ndërhynë në kohë duke shpëtuar vajzën. Mësohet se zjarrfikësi Arlin Korçari, i cili u fut në pus duke bërë të mundur nxjerrjen e 25 vjeçares, ka shfaqur probleme asfiksimi, por fatmirësisht gjëndja e tij është përmirësuar pas pak minutash. Ndërkohë mësohet se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047