INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vret pedofilin që e përdhunoi, gjykatësi e “shpërblen”

Vret pedofilin që e përdhunoi, gjykatësi e “shpërblen”

Publikuar më: 22:14 21-04-2016

Një vajzë, tashmë 15 vjeç, ishte përdhunuar në moshën 8 vjeçare. Pedofili, në kohën kur ndodhi ngjarja, u fal nga gjykata angleze, të cilët e kishin dënuar vetëm 6 vjet burg dhe më pas sikur mos të kishte ndodhur gjë, e kishin lënë të lirë. Adoleshentja, sapo e mori vesh që ai që e kishte përdhunuar ishte kthyer në qytet, i shkoi drejt e në shtëpinë e tij për tu hakmarrë. Burrit që sapo hapi derën e goditi me thikë në bark, duke i thënë “kam për qëllim të të vras”. Burri ishte i shtrirë në tokë duke vuajtur, teksa iu dha goditja e fundit, vajza i preu fytin.

Gjykatësit Jonathan Durham iu desh të shqyrtonte çeshtjen por duke theksuar se drejtësia angleze u tregua shumë e butë me pedofilin duke e dënuar vetëm me 6 vjet. Gjykatësi, vendosi të takonte vajzën dhe ai nuk pranoi që ta dënonin me burgim atë duke thënë: “Do të ishte fatkeqësi e papranueshme të dërgoje një të mbijetuar si ti në hekura”. Ai e dënoi adoleshenten me 2 vjet në një qendër rehabilitimi për minorenë dhe për ta falënderuar më tej, i ka paguar të gjitha shpenzimet e procesit gjyqësor.

Article Logic
Execution time: 0.0033080577850342