INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau dy persona në 1999, kapet në Pukë i dënuari me 20 vite burg [Video]

Vrau dy persona në 1999, kapet në Pukë i dënuari me 20 vite burg [Video]

Publikuar më: 18:28 14-08-2018

Pas 20 vitesh kapet një person i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë.

Policia bën me dije sa është vënë në pranga 39-vjeçari Ndue Memaj banues në Lezhë i cili në vitin 1999 ka vrarë me armë zjarri dy persona me inicialet J.N dhe A.H. Krim për të cilin është dënuar me 20 vite burg.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D.V.P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Ndue Memaj 39 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia.

Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J.N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka denuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0041837692260742