INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pukë, këputet kabulli i tensionit të lartë, i merr jetën 55-vjeçarit

Pukë, këputet kabulli i tensionit të lartë, i merr jetën 55-vjeçarit

Publikuar më: 14:54 21-08-2017

Një  55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rryp, njësia Administrative Rrapë, në Pukë, ku viktima është gjetur i pajetë nga forcat zjarrfikëse rreth orës 12:45 minuta të 21 gushtit 2017. Mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë këputja e kabullit të tensionit të lartë në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Rrapë duke shkaktuar e një vatër zjarri. Viktima u gjet në vendngjarje nga forcat zjarrfikëse . “Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik” informon policia e Shkodrës. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0044708251953125