INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau 3 veta për një shuplakë, ja çfarë vendimi mori Gjykata për Kujtim Koxhën

Vrau 3 veta për një shuplakë, ja çfarë vendimi mori Gjykata për Kujtim Koxhën

Publikuar më: 11:44 15-10-2018

I braktisur nga familja dhe pa avokat, Kujtim Koxha, autori i masakrës në Mat, doli sot përpara Gjykatës për masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën "arrest me burg" për 54- vjeçarin.
Ai ka refuzuar avokatin e caktuar nga Gjykata dhe nuk ka pranuar të flasë përpara trupit gjykues.

Gjatë dëshmisë së tij, Koxha ka pranuar krimin, duke mos shprehur pendesë për tre viktimat që shkaktoi. Ai është shprehur se fillimisht ka debatuar me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit. Në gjendje të dehur, 54-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.

Kujtim Koxha qëlloi me breshëri plumbash dhe la të vrarë dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç, nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja. Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098