INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Mat, flet i mbijetuari: Pak orë para krimit, Koxha ishte duke...

Masakra në Mat, flet i mbijetuari: Pak orë para krimit, Koxha ishte duke...

Publikuar më: 15:29 12-10-2018

Astrit Hani, një prej të mbijetuarve të masakrës së djeshme në Mat, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë ku humbën jetën 3 punonjës bashkie.

Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime.

Në një gjendje tejet të rënduar psikologjike, Hani ka treguar se dy orë para ngjarjes autori i krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin.

“Unë isha poshtë makinës, se kishte një defekt. Pashë që Kujtimi po debatonte me punonjësit e Bashkisë. Kujtimi i thoshte ‘jam unë këtu jo ju. Tha se ‘do ta shihni për pak se kush jam’. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën, pastaj të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit tentoi t'i hiqte automatikun Kujtimit”, u shpreh Hani.

Mes të tjerash bëhet e ditur se Kujtim Koxha kishte shkuar në vendin ku ndodhi krimi me një automatik me një karikatorë të mbushur, dhe një tjetër e kishte e mbante në xhep. Fatkeqësisht nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital. Sakaq, policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave.

Article Logic
Execution time: 0.0033478736877441