INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëri, raport i lartë i nxënësve për mësues

Shqipëri, raport i lartë i nxënësve për mësues

Publikuar më: 15:25 12-10-2018

Shqipëria ka raportin më të lartë të nxënësve për mësues dhe renditet ndër vendet e para jo vetëm në rajon, por dhe në Europë. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT për vitin akademik 2017-2018, raporti i nxënësve për mësues në arsimin parauniversitar ishte 17.8, tregues ky që ka shënuar rënie të njëpasnjëshme për të paktën 5 vitet e fundit, pasi lidhet me uljen e numrit të nxënësve.
Tabelë:
Raporti nxënës-mësues
-Në Shqipëri 1 arsimtar mëson 17. 8 fëmijë
-Mesatarja e Europës, 1 arsimtar mëson 11. 8 fëmijë

Nga të dhënat e Eurostat, mesatarja e shteteve Europiane është 11.8 nxënës për çdo mësues. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet e para që ka raport të lartë të nxënësve për mësues dhe është e treta. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vendet e BE-së dhe INSTAT për Shqipërinë, në shkollat e vendit ka 6 nxënës më shumë për çdo mësues se në Europë. Prej vitit akademik 2013-14 në vitin 2017-2018 në Shqipëri janë regjistruar në gjimnaze 31 mijë e 800 nxënës më pak. Në fillim të këtij viti, numri pësoi tkurrje me 33% që nga viti i parë i tranzicionit pra 1990. Afërisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme, prej emigracionit dhe uljes së lindshmërisë.
Në të gjithë Bashkimin Europian numërohen rreth 1.8 milionë mësues në gjimnaze. Por raportin më të lartë nxënës për mësues e ka Holanda e më pas renditet Finlanda.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283