INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një top futbolli hidhet në burgun e Lezhës, mbushur plot me celularë [FOTO]

Një top futbolli hidhet në burgun e Lezhës, mbushur plot me celularë [FOTO]

Publikuar më: 14:49 12-10-2018

Mënyra të reja tentohen për të futur celularë në burgje. Një rast i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar së fundmi në Lezhë.

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë.

Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.

Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.

 

4.jpg

3.jpeg

2.jpg

1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502