INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Shkodër, flet gjyshi i Asmer Bilalit: Do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë, u shua një familje...

Vrasja në Shkodër, flet gjyshi i Asmer Bilalit: Do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë, u shua një familje...

Publikuar më: 17:42 31-03-2019

Pas vrasjes së dyfishtë në Shkodër, flet gjyshi i Asmer Bilalit. Fahri Vejuka është shprehur se shpreson që shteti të identifikojë autorët si dhe institucionet të bëjnë detyrën e tyre, pasi u është shuar familja.

Ai i ka bërë thirrje shtetit që t’i japë dy ditë leje Asmer Bilalit në prezencën e policisë, pasi nuk ka se kush t’i përcjellë njerëzit.

“Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rendë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur.

Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd. Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër.

Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë.

I falënderojmë që e kane lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë.

Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë”.

Article Logic
Execution time: 0.0032410621643066