INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizat për Kosovën/ Raportuesi në PE: Jam optimist, liberalizmi mund të ndodhë para...

Vizat për Kosovën/ Raportuesi në PE: Jam optimist, liberalizmi mund të ndodhë para...

Publikuar më: 17:38 31-03-2019

Igor Soltes, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, është treguar optimist teksa foli për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Soltes deklaroi se liberalizimi i vizave mund të bëhet edhe para verës, ndërkohë që shprehet se po punojnë që t'i mbushin mendjen vendeve anëtare të BE.

'Unë sinqerisht shpresoj që heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të bëhet para verës, por kjo varet nga Këshilli i BE-së, disa shtete e kundërshtojnë.

Megjithatë ne jemi të sigurt se po ta vinte Këshilli këtë pikë në rendin e ditës, do të mund të arrinte shumicën e votave. Pra nuk është e domosdoshme të kemi konsensus të plotë të të gjitha shteteve anëtare.

Ne po bëjmë atë që mundemi për t’i bindur kolegët tanë që ata t’i bindin Qeveritë që t’i bindin ata në Këshill, pra mund të ndodhë, por gjithsesi duhet të presim edhe për zgjedhjet në Bashkimin Evropian, të shohim se çka do të ndodhë. Unë jam optimist', ka thënë Soltes.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559