INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja për zgjedhjet lokale, kandidatët do verifikohen nga prokuroria

Marrëveshja për zgjedhjet lokale, kandidatët do verifikohen nga prokuroria

Publikuar më: 18:27 31-03-2019

Hetimi i krimeve elektorale, financimi i fushatës zgjedhore për lokalet 2019, pastërtia e figurave për kandidatët si dhe parandalimi i krimeve elektorale, përfshi shitblerjen e votës, kanë ulur në tryezë Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ-në, duke firmosur një marrëveshje mes tyre. Përmes saj, Arta Marku e Klement Zguri angazhohen për të ndërtuar grupe pune, të cilat do të monitorojnë zgjedhjet për të goditur e parandaluar çdo shkelje të ligjit zgjedhor. “Report TV” raporton se financimi i fushatave elektorale, blerja e votave, kërcënimi i zgjedhësve si dhe pastërtia e figurës së kandidatëve për zgjedhjet lokale do të kalojnë në filtrin e prokurorisë. Kjo marrëveshje është nënshkruar ndërmjet KQZ-së e prokurorisë për të rritur integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, nisur edhe nga e shkuara, ku krimet elektorale kanë qenë të pranishme. Por, si do të zbatohet kjo marrëveshje në terren?

Nëpërmjet personave të kontaktit, prokuroria e KQZ-ja angazhohen të “trajnojnë aktorët e përfshirë në këtë proces, të zhvillohen fushata sensibilizimi nga KQZ-ja, të konstatohen aktet korruptive dhe financimi i fushatave me para të paligjshme, të analizohen formularët e vetëdeklarimit të efekt të ligjit të dekriminalizimit”. Ndërsa, prokuroria angazhohet që me strukturën e saj të hetimit t’u japë përparësi rasteve të denoncuara dhe referuara për krimet elektorale. KQZ-ja e prokuroria pritet të krijojnë edhe aplikacione, të cilat do t’u lehtësojnë subjekteve apo qytetarëve denoncimin e krimeve elektorale duke identifikuar zonën, apo qendrën e votimin ku konstatohet shkelja e ligjit. Kjo marrëveshje është nënshkruar edhe me praninë e OSBE-së, një institucion i cili asiston Shqipërinë për zbatimin e ligjit dhe monitorimin e certifikimin e zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824