INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e zyrtarit në Vlorë, ndalohen 3 të dyshuar[EMRAT]

Vrasja e zyrtarit në Vlorë, ndalohen 3 të dyshuar[EMRAT]

Publikuar më: 09:31 12-06-2019

Një ditë më parë në Vlorë u vra administrator i fshatit Kotë, Argjil Gjoka. Vrasja lidhet me një sherri të ndodhur për shkaqe pronësie mes disa kushërinjve.

Policia nisi menjëherë kërkimet për të mësua më shumë për autorin/ët dhe ka mundur të ndalojë 3 persona.
Mendohet se ata janë kushërinj me njëri-tjetrin. Neësbomb.al shkruan se të arrestuarit e dyshuar per vrasje janë: Arif Bejtaj, Jaçe Bejtaj dhe Namik Bejtaj. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.
A.Bejtaj është arrestuar në spital pasi ishte plagosur në këmbë. Godina e njësë po restaurohej dhe për momentin zyrat ishin spostuar në Mavrovë ku dhe ndodhi ngjarja.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154