INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA E ISH-POLICIT/ Merret në pyetje familja e dyshuar për atentatin: I kemi mbyllur hesapet ne...

VRASJA E ISH-POLICIT/ Merret në pyetje familja e dyshuar për atentatin: I kemi mbyllur hesapet ne...

Publikuar më: 14:03 01-02-2019

Policia ka marrë dje në pyetje katër anëtarët e familjes Xhabafti të cilët ishin të dyshuarit kryesor për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Burime nga policia treguan se pjesëtarët e familjes Xhabafti kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen. ''Nuk kemi lidhje, nuk e kemi porositur ne. I kemi mbyllur konfliktet'', janë shprehur ata para grupit hetimor që po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima. Atentatet ndaj familjes Bilali datojnë që në 1997 ku u vra Bujar Bilali në Tiranë.

Në maj të vitit 2010, tentohet të vritet Arben Bilali. Ndërsa disa muaj më pas ekzekutohet vëllai i tij Leonard Bilali i sapo kthyer nga Italia. 9 vite më vonë, krimi godet sërish familjen Bilali duke ekzekutuar në atentat pranë banesës, Arben Bilalin, ish-oficer policie.

Ish-polici Arben Bilali u ndoq për më shumë se 10 minuta nga atentatorët para se të vritej para shtëpisë së tij në Selitë.

Më shumë se 15 herë është qëlluar në drejtim të ish-policit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen.

Article Logic
Execution time: 0.002993106842041