INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 2 vëllezërve në Shkodër, policia jep detajet e para

Vrasja e 2 vëllezërve në Shkodër, policia jep detajet e para

Publikuar më: 12:28 30-03-2019

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin e parë zyrtar për vrasjen e dyfishtë që tronditi Shkodrën sot.

Blutë bëjnë me dije se kanë mbetur të vrarë 59-vjeçari me inicialet A.B dhe 61-vjeçari me inicialet B.B të dy vëllezër.

Policia ka vënë edhe një numër në dispozicion për të gjithë ata persona që mund të dinë diçka rreth ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë

Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen "Guerile" në vendin e quajtur "Zooteknika", nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t'ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332