INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Tronditet Shkodra, vriten me armë dy vëllezërit Bilali në hyrje të banesës [FOTO]

Tronditet Shkodra, vriten me armë dy vëllezërit Bilali në hyrje të banesës [FOTO]

Publikuar më: 09:05 30-03-2019

Dy vëllezër janë vrarë këtë paradite në Shkodër. Dy viktimat janë vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali. Ata janë vrarë në hyrje të banesës së tyre.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kiras’ të qytetit të Shkodrës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarohen rrethanat e vrasjes së dy vëllezërve.

Jo shumë larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një automjet i djegur, që dyshohet se është i autorit apo autorëve që kanë kryer ekzekutimin e dy vëllezëve Bilali.

Ndërkohë, viktima Astrit Bilali është babai i ish-kampionit të boksit, Asmer Bilali dhe Ibrahim Bilali është xhaxhai i tij.

\"astrit_bilali.jpg\"

-Viktima Astrit Bilali

 

\"ibrahim_bilali.jpg\"

-Viktima Ibrahim Bilali\"asmer_bilali.jpeg\"

Ish-kampioni i boksit, Asmer Bilali

\"makina_e_djegur.jpg\"

Makina e djegur