INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Volumi i shitjeve në sektorin e ndërtimit rritet me 34% [VIDEO]

Volumi i shitjeve në sektorin e ndërtimit rritet me 34% [VIDEO]

Publikuar më: 18:57 14-09-2017

Në këtë tre mujor të parë të viti sektori i ndërtimit paraqitet në nivele të mira shitjesh.

Sipas një publikimi të fundit të INSTAT ky sektor ka shënuar një rritje të shitjeve me rreth 34% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, duke u pozicionuar kështu në grupin e prodhueseve më të mirë për këtë tre mujor.

Në raport sqarohet se në krahasim me të njëjtën periudhë të njëjtit vit më parë nël këtë sektor numri i të punësuarve është rritur 3.4%, ndërsa pagat kanë shënuar një rritje me rreth 12%.

Megjithatë në grupin e prodhueseve më të mirë, rritje kanë shënuar edhe sektorët si energjia elektrike, furnizim me ujë, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese.

Niveli i shitjeve neto i ka renditur këto sektor si më poshtë:

1. Furnizimi me ujë 7%

2. Industria nxjerrëse dhe përpunuese 6.9%

3. Energjia elektrike 5.2%

 

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051