INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodhën pikën e karburantit/ Shihni sesi policia shtrin në tokë autorët [VIDEO]

Vodhën pikën e karburantit/ Shihni sesi policia shtrin në tokë autorët [VIDEO]

Publikuar më: 11:28 15-07-2018

Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin "Skuraj" duke kapur në flagrancë dy nga tre autorët e një vjedhje me armë të një karburanti në aksin rrugor Milot - Thumanë.

Të njëjtit persona rreth një vit më parë, në Skuraj të rrethit Kurbin, kanë vjedhur një tjetër pikë karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të reja.

Pas një viti, policia duke kryer hetime intensive me metoda speciale ka mundur të arrestojë në flagrancë Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) dhe Fatjon Tafa , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë). Ndërsa në kërkim është shpallur F.K.30 vjeç, gjithashtu banues në Kurbin.

Për të tre shtetasit e lartpërmendur, më datë 12.07.2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Vjedhje me armë' e kryer në bashkëpunim”.

Në videon e mëposhtme dëshmohet edhe moment I arrestimit të të rinjve dhe sesi policia finalizon operacionin.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582