INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Procedohen 35 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike

Procedohen 35 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike

Publikuar më: 18:21 15-01-2018

35 abonentë janë proceduar në polici gjatë 3 ditëve të fundit për rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Lajmi është bërë i ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A). Punonjësit e OSHEE po vijojnë kontrollet në terren ndaj konsumatorëve abuzues të energjisë elektrike, duke u përqendruar kryesisht te zonat problematike. Vetëm në rajonin e Shkodrës, ku përfshihen edhe zonat Lezhë e Pukë, janë proceduar në polici 35 abonentë. Afro 85% e shkeljeve të zbuluara nga grupet e kontrollit rezultojnë në zonën e Shkodrës, ku niveli i humbjeve vijon të mbetet i lartë, pavarësisht reduktimit në dy vitet e fundit. Vjedhja e energjisë elektrike kryhet përmes rilidhjes nga vet abonenti, në kundërshtim të plotë me ligjin, apo duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes. Të 35-ta rastet po hetohen aktualisht nga organet kompetente, bazuar mbi procesverbalin e plotësuar nga OSHEE dhe Policia Gjyqësore. Sakaq, kontrollet vijojnë ende, duke u bërë thirrje abonentëve që të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së faturave të konsumit të energjisë elektrike, ku në pamundësi shlyerje, mund t’i drejtohen zyrave të Kujdesit ndaj Klientit për tu njohur me skemat lehtësuese të pagesës me këste.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895