INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ajsbergu i afrohet fshatit, evakuohen banorët [VIDEO]

Ajsbergu i afrohet fshatit, evakuohen banorët [VIDEO]

Publikuar më: 11:55 15-07-2018

Një ajsberg gjigant doli në det të hapur pranë Inaarsuit, një fshat në Grenlandën perëndimore.

Fshati i vogël me 169 banorë u detyrua të evakuohej pjesërisht për të mos u përpirë nga dallgët në rast se masa e madhe e akullit do të thyej.

Ajsbergu u afrua frikshëm mbi shtëpitë që qëndrojnë në shkëmbin pranë bregut, por duket se është rrënjosur dhe nuk ka lëvizur gjatë natës.

Autoritetet thonë se kurrë më parë nuk kanë parë një ajsberg të tillë. Termocentrali i fshatit dhe depot karburantit janë afër bregut.

Disa ekspertë kanë paralajmëruar se ngjarjet e shkaktuara nga thyerja e ajsbergut ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Article Logic
Execution time: 0.0019850730895996