INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vodafone Albania mbështet fushatën “Ti je një lule dielli” [FOTO]

Vodafone Albania mbështet fushatën “Ti je një lule dielli” [FOTO]

Publikuar më: 16:58 09-03-2017

Me dëshirën për të ndihmuar fëmijët që kurohen për sëmundjet e gjakut në QSUT, moderatorja e njohur Albana Osmani ka nisur prej pak ditësh fushatën “Ti je një lule dielli”.

Sot ajo ka mbërritur në ambjentet e Vodafone Albania, në kompaninë që po e mbështet fuqishëm këtë kauzë të madhe.

Nismës i janë bashkuar gjithashtu edhe emra të njohur personazhesh publikë si Gaz Paja, Ami dhe Ermali apo Flori Mumajesi të cilët po japin kontributin e tyre për çdo “luledielli” të kësaj nisme.

amin.jpg

Foto që Albana ka postuar në intagram, tregon se edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare, është përfshirë në këtë mision, për të kontribuar në mbledhjen e të ardhurave, që do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve dhe të shërbimeve për këta fëmijë në nevojë.

vodafoni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057