INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shembet ura në Itali, dy persona të vdekur

Shembet ura në Itali, dy persona të vdekur

Publikuar më: 17:22 09-03-2017

Një urë është shembur gjatë ditës së sotme në autostradën A14 në provincën e Ankonas, në afërsi të komunës Camerano. Si pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona e 2 të tjerë janë plagosur. Dy bashkëshortë humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spital. Të plagosurit janë 2 punëtorë që janë transportuar menjëherë në spitalin e komunës së Torrette në provincën e Anconas. Në vendngjarje ndodhen efektivë të forcave të rendit, të policisë rrugore e të zjarrëfikësve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582