INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon dhuna në spitale, vëllezërit grushtojnë mjekun në Dibër

Vijon dhuna në spitale, vëllezërit grushtojnë mjekun në Dibër

Publikuar më: 18:13 28-03-2019

Një tjetër mjek u dhunua sot në krye të detyrës. Mësohet se një mjek i spitalit rajonal të Dibrës u godit me grushte nga dy vëllezër.

Policia bën me dije se njëri prej vëllezërve është vënë në pranga, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, u arrestua në flagrancë A.L, 43 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushte mjekun shtetasin A.M.

Ata akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij akti.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333