INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodhi e çuditshme, lind binjakë një muaj pas lindjes së djalit të parë

Ndodhi e çuditshme, lind binjakë një muaj pas lindjes së djalit të parë

Publikuar më: 18:29 28-03-2019

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar në Bangladesh, ku një 20-vjeçare ka lindur binjakë vetëm një muaj pasi kishte lindur djalin e parë.

20 vjecarja mbërriti në spital me dhembje të forta barku dhe kurrë nuk i kishte shkuar në mendje se ishte sërish shtatzënë.

Dhe brenda një muaj ajo sjell në jetë edhe 2 fëmijë, binjakë.

Një rast i tillë padyshim që ishte shok për mjekët të cilët pasi e ekzaminuan zbuluan se ajo kishte dy mitra.

Mjekja që u kujdes për të renë u shpreh për mediat se ajo kurrë nuk kishte kryer një eko pasi ishte shumë e varfër. Fatmirësisht binjakët një vajzë dhe një djalë janë mirë me shëndet edhe pse iu deshën disa ditë që të merrnin veten. Në fakt të tre bebet janë mirë.

Mjekët shpjegojnë se tre vezë janë fekonduar në të njëjtën kohë dhe më pas janë formuar tre embrione njëra në një mitër, dhe binjakët në mitrën tjetër.

Nëna u shpreh e lumtur për tre lindjet edhe pse theksoi se ka vështirësi ekonomike për rritjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416