INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër kandidat nga PD gati të hyjë në Parlament

Një tjetër kandidat nga PD gati të hyjë në Parlament

Publikuar më: 18:01 28-03-2019

Shtohen keputetë demokratë që do të hyjnë në Parlament. Një tjetër kandidat në listat për deputetë të Partisë Demokratike ka pranuar mandatin. Bëhet fjalë për Korab Litën i cili është kandidat në listën e deputetëve të Tiranës.

Lita ka dorëzuar sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit dhe pret verifikimin për t’u ulur më pas në sallën e Kuvendit.
Ai ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD-së për Tiranën dhe do të zëvendësojë ish-deputetin, Dashamir Shehi në Kuvend.
Sot në Kuvend u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, duke e çuar në 98 numrin e deputetëve në sallë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822