INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video që po bën xhiron e rrjetit! Mevlani i këndon Ledianës në koncert, ja si reagon ajo!

Video që po bën xhiron e rrjetit! Mevlani i këndon Ledianës në koncert, ja si reagon ajo!

Publikuar më: 11:29 29-03-2021

Lediana ishte vajza e parë me fat që Mevlani i dedikoi një këngë me emrin e saj. Që në takimin e parë që ata patën bashkë, Mevlani realizoi një këngë për brunen bukuroshe që u prit mjat mirë nga publiku. Mirëpo kjo këngë tashmë është kthyer në një “mollë sherri” mes Mevlanit dhe Ledjanës.

Para pak kohësh, Antonela i kishte blerë edhe një mikrofon Mevlanit, që ai t’i dedikonte dhe asaj një këngë, por Lediana dha një ultimatum. Kjo e fundit i tha Mevlanit që asnjë vajze tjetër, sidomos Antonelës, të mos i dedikojë këngë siç bëri me të.

 “Nëse ti i bën këngë Antonelës, unë e lë fare emisionin”, e paralajmëroi kohë më parë Ledjana Mevlanin.

Që nga ajo periudhë mes dyshes ka pasur kontradikta të shumta për vetë faktin se në mes të tyre hyri një i tretë. Nga ana tjetër duket se pëlqimi mes tyre sa vjen dhe rritet.

Së fundmi në rrjet është përhapur një video ku Mevlani këndon këngën dedikuar Ledianës, e cila e shoqëron në koncert.

Dyshja duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa pjesëmarrësit këndojnë në kor këngën e tyre. Ndërkohë që Mevlani dhe publiku këndojnë, Lediana e përqafon dhe e puth në faqe.

 

Article Logic
Execution time: 0.004000186920166