INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video heroike e 2-vjeçarit që shpëtonte binjakun...një mashtrim?!

Video heroike e 2-vjeçarit që shpëtonte binjakun...një mashtrim?!

Publikuar më: 11:56 05-01-2017

Ishte një video e mahnitshme dhe na la të gjithëve pa fjalë, por a ishte e vërtetë?

Video e pabesueshme ku vogëlushi shpëtonte binjakun e tij që kishte ngecur nën një mobilje që kishte rënë mund të jetë false. Skeptikët kanë vënë në dyshim autenticitetin e pamjeve filmike ku 2-vjeçari Boëdy Shoff shpëton vëllain e tij binjak. Ai u filmua nga kamerat monitoruese duke ngritur mobiljen që kishte vënë përfund vëllain e tij. Video menjëherë u bë virale me më shumë se 4 milionë njerëz që e panë online dhe media të panumërta që e transmetuan si një veprim heroik të rralë. Por kritikët thonë se gjithçka ishte e stisur nga babai i tij, për të cilin mësohet se shet kamerat në të cilat u filmua gjithçka. Nëse do të ishte e vërtetë bëhet fjalë për një gjetje fantastike marketingu, por që në periudhën e rrjeteve sociale, ashtu siç përhapet, edhe i del boja shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889