INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ju pëlqen të zgjoheni herët? Ka një shpjegim shkencor për këtë!

Nuk ju pëlqen të zgjoheni herët? Ka një shpjegim shkencor për këtë!

Publikuar më: 11:31 05-01-2017

Nuk është një përrallë plakash!

Jenni Murray, prezantuesja ikonë radiofonike e Woman’s Hour në Radio 4, mallkon faktin se ka lindur në 10 të darkës. Ajo është e bindur se të lindësh në një orë të vonë ju shndërron në një buf nate duke mos preferuar zgjimin herët. Murray pretendon se ora e trupit e çdo njeriu është vendosur në orën në të cilën jemi lindur. Sipas një teorie që kishte dëgjuar vite më parë në një fushë studimi të shpeshherë të neglizhuar, njerëzit të cilin lindin në orë të vona janë më produktivë gjatë tyre, u pëlqen të qëndrojnë zgjuar dhe kanë reagueshmëri më të madhe ndërkohë që nuk e shohin dot me sy mëngjesin herët. E anasjellta ndodh edhe për personat të cilët kanë lindur në herët në mëngjes. Në mbështetje të saj edhe psikologë në Universitetin Shtetëror të Klivlend gjetën prova se ora e lindjes përcakton se kur është më i predispozuar njeriu të funksionojë më mirë gjatë ditës. Kështu që nëse nuk zgjoheni dot herët mos fajësoni veten, fajësoni orën e lindjes tuaj vite më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0041100978851318