INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video e tyre duke u puthur u bë virale, moderatorja shqiptare flet për herë të parë për Flori Mumajesin (Video)

Video e tyre duke u puthur u bë virale, moderatorja shqiptare flet për herë të parë për Flori Mumajesin (Video)

Publikuar më: 18:30 23-03-2022

Një video e publikuar ditë më parë nga një dasmë shqiptare në Amerikë riktheu edhe njëherë në vëmendjen e medias dhe publikut thashethemet për raportin mes Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut.
Në video shihet Flori teksa këndon në mes të pranishmëve dhe afrohet tek Liberta, e cila po filmonte me telefon dhe e puth.

Pjesa më e madhe mendojnë se puthja ishte në buzë dhe thashethemet për lidhjen mes tyre u konfirmuan.

Lajmi qarkulloi për disa ditë por tek ditën e sotme prezantuesja ka folur për këngëtarin.

Në një bisedë me ndjekësit e saj një nga pyetjet ishte për Florin.

“Çka u bë me Florin?’’, pyeti ndjekësi.

Ndërsa moderatorja iu përgjigj me ironi se Flori është mirë.

“Çka ka me u ban me Florin, rahat e shënosh e mirë, si molla ish, fantazi, ne vij krejt cak e pakum”, u shpreh ajo.

 

Përgjigja e saj nuk konfirmoi e as mohoi zërat se dyshja mund të jenë në lidhje dhe duket se raporti mes tyre do të mbes në pikëpyetje akoma.

Article Logic
Execution time: 0.0027310848236084