INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VëzhgimPas kontrollit të rreptë të fushatës…të gjithë në kafe[VIDEO]

Publikuar më: 12:52 30-06-2017

Administrata ka nisur më në fund pushimet verore. Edhe ata që janë ende në punë nuk kanë më tensionin e fushatë elektorale kur duhej të firmosnin sa herë hynin apo dilnin nga zyra. Përmes një vëzhgimi të IN News e kupton shumë lehtë sa të relaksuar janë punonjësit  pas zgjedhjeve.
Më shumë punonjës dalin nga institucionet se sa hyjnë.
In Tv pa nga afër sot dikasterët kryesore që në orët e para të mëngjesit dhe pa se pjesa më e madhe e punonjësve kishin mbushur kafenet përqark ministrive.
Madje dhe shumë zyra na rezultuan bosh. Të vetmet ministri ku kishte pak më shumë lëvizje ishin ato që drejtohen ende nga LSI, pasi pamë qytetarë që hyni brenda për të mbaruar ndonjë punë. Me sa duket administrata e ka fjetur mendjen se dhe funksioni i ministrave teknikë, që mund tu kontrollojë oraret ka përfunduar dhe ata më shumë po pushojnë nëpër kafene se po punojnë.

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084