INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vettingu “mërzit” PD dhe LSI. Rezerva për 68 kandidatët që kaluan fazën e parë[VIDEO]

Publikuar më: 17:17 31-05-2017

Dy komisionet parlamentare ad hoc që do të përzgjedhin anëtarët e komisioneve të Vettingtut kanë në dorë një listë prej 68 emrash, që janë përzgjedhur nga komisioni fillestar ad hoc për këtë çështje. Por në përfundim të këtij procesi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë të pakënaqur me rezultatet e kandidatëve të përzgjedhur. Të dy palët kanë shprehur rezerva për procesin e përzgjedhjes jo vetëm nga avokati i popullit por dhe nga ONM. Por kreu i komisionit parlamentar ad hoc Ulsi Manja thotë se kjo është vetëm faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve, dhe se palët në dy komisionet e tjera ad hoc që do të përzgjedhin anëtarët e komisioneve të Vettingut kanë mundësi të skualifikojnë çdo kandidat i cili sipas tyre nuk plotëson kriteret ligjore. Megjithatë për Ulsi Manjën  është e nevojshme që ngritja e komisioneve të Vettingut të bëhet sa më parë, në mënyrë që të nisë sa më parë zbatimi i reformës në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893