INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Anulim lejeve vjetore administratës. Urdhri: Që të mos marin pjesë në fushatë[VIDEO]

Publikuar më: 16:48 31-05-2017

Askush nuk lëviz nga zyra për 8 orë me radhë në administratë, ndërsa tashmë janë të kushtëzuar edhe për një tjetër çështje. Asnjë punonjës i administratës nuk mund të marrë lejen vjetore deri më 1 korrik, e madje ata që e kanë marrë duhet ta anulojnë. Ky është urdhri i Ministrisë së Financave, e cila duket se ka vendosur të monitorojë çdo lëvizje të administratës, me qëllim që ajo të mos bëhet pjesë e fushatës elektorale. Por si e komentojnë qytetarët vendimin për të mos dhënë leje vjetore për administratën? Ka nga ata që e shikojnë si vendim të duhur por ka dhe të tjerë që mendojnë të kundërtën. Përfshirja e administratës publike në fushatën elektorale ka qenë një nga çështjet më të debatuara gjatë  26 viteve demokraci. Por urdhri i kryeministrit për të mos lejuar asnjë punonjës administrate të bëhet pjesë e fushatës gjatë orarit zyrtar të punës është zgjidhja e duhur mendojnë qytetarët.  Janë ministrat teknike të demokratëve të cilët po monitorojnë çdo lëvizje të qytetarëve, e madje janë shënuar dhe rastet e para të pezullimit nga detyra për shkak të përfshirjes së tyre në fushatë në orar zyrtar.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154