INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

8 orë zyrë, 8 orë fushatë. Ministrja: Zbatoj urdhrin për administratën[VIDEO]

Publikuar më: 16:35 31-05-2017

Urdhri i kryeministrit që ndalon administratën të marrë pjesë në fushatë, shtrihet në të gjithë nivelet. Në një intervistë për IN tv vetë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tregon se e zbaton atë duke qëndruar 8 orë në zyrë për të dalë në fushatë gjatë pasdites edhe pse është e para në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytet.  Sipas Gjoshës ndarjen e  fushatës nga puna zyrtare ajo e zbaton vetë për të dhënë shembullin dhe natyrisht e kërkon nga gjithë stafi që ka në ministri. Ndërsa në ministritë e drejtuar nga ministrat teknikë të Partisë Demokratike janë shënuar rastet e para të pezullimit nga detyra të punonjësve të përfshirë në fushatë elektorale.

Article Logic
Execution time: 0.0031960010528564